Klubi i futbollit Shkëndija pas dy javë përgatitje për pjesë pranverore të kampionatit në Ligën e pare, sot zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit Skopje në stadiumin me barë artificial në Qendrën sportive në Tetovë. Ndeshja kontrolluese Shkëndija – Skopje përfundoi me fitoren e thellë të kuqezinjve 6-0. Autor të golave ishin Mexhiti, Aganspahiç 2 gola, Islami, Krasniqi dhe Fiton Ademi 58’ Në kë ndeshje trajneri Jeton Beqiri iu dha rast futbollistëve më të ri por gjatë 90 minutave të lojës ai inkuadroi të gjithë futbollistët që ka në disponim përfshirë këtu edhe prurjet më të reja
Shkëndija dominoi dhe luajti sipas planit, lojtarët lëvizën në lartësinë e kërkesave të stafit teknik dhe në fund mund të thuhet se me sukses mbyllën një kapitull sa i përket fazës përgatitore të zhvilluar në Tetovë, pasi nga e shtuna ekipi do të transferohet në Antalia ku do të vazhdon punë me fazën e dytë dhe kryesoren para fillimit të sezonit pranveror që është caktuar për datën 18 shkurt.
Shkëndija në kë ndeshje luajti me këtë formacion: Taleski, Jusufi, Adili, Dita (c), Kocev, Mexhiti, Jakupi, Krstevski, Aganspahiç, Kurti.. Luajtën edhe: Ramani, Dauti, Asani, Shabani, Islami, Shaqiri. Velija, Meliqi, Cake, Saqipi, Rexhepi, Qaka, Totre, Çinari, Krasniqi, Ademi, Shala.
Trajner: Jeton Beqiri