Futboll: Liverpooli nuk e pengon Salahun

Pas Sadio Manes, edhe Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli.

“Daily Express” ka raportuar se klubi anglez mund ta lejojë largimin e sulmuesit egjiptian në afatin kalimtar të verës.

Salah ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Pavarësisht përpjekjeve, nuk është gjetur ende gjuha e përbashkët për të rinovuar kontratën me nënkampionët e Anglisë.

30-vjeçari thuhet se po kërkon që të bëhet më i paguari në klub, duke kërkuar që të paguhet 185 mijë euro më shumë në javë sesa Virgil van Dijk, i cili momentalisht është futbollisti më i paguar në “Anfield”.

Mbrojtësi holandez ka pagë javore prej 255 mijë eurove.

Dhe, sipas “Daily Express”, Liverpooli është i gatshëm për të lejuar largimin e tij në afatin kalimtar të kësaj vere, për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2023.

“Të Kuqtë” thuhet se kërkojnë 70 milionë euro për shitjen e Mohamed Salahut.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share