FUTBOLL – LIGA E PARË
Skuadra e Gostivarit sezonin pranveror e nisi me dy barazime kundër Vardarit si nikoqir dhe Shkëndijës si mysafirë.
Përballja me AP Brera është vendimtare për realizimin e qëllimeve prandaj presin përkrahjen dinjitoze të tifozëve.
“Tifozët gjithmonë janë pas shpinës tonë, gjithmonë i kemi në përkrahje siç ishin në Tetovë në ndeshjen me Shkëndijën. Shpresoj se “Kastriotët” do të jenë në numër të madh pasi kemi nevojë për ata. Shpresojmë që ti gëzojmë me një fitore” – tha Enis Dervishi, futbollist i KF Gostivari.
Lideri në renditjen e tabelës FC Shkupi, në Çair përballet me Tikveshin.
Në Kratovë Sileksi, takohet me kampionin në fuqi Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P pas dy humbjeve radhazi takohet me Voska Sportin , ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Bregallnicës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim në orën 14:00. /tvklan.mk/