Sot fillon shitja e biletave për dy ndeshjet e radhës
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Bullgaris (1-1) dhe Gjibralltarit (0-2) mund të thuihet se ishte një rrugëtim i suksesshëm pasi janë arrkëtar katër pike transfertë.
Dhe tani rrugëtimi vazhdon ashtu siç është paracaktuar itenerari për këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve nga UEFA. Dy ndeshjet e radhës kundër Gjeorgjisë më 9 qershor dhe Gjibralltarit më 12 qershor, është reale të pritet që të arrkëtohen pikët maksimale edhe pse do të jetë rëndë sidomos kundër Gjeorgjisë e cila në xhiron e dytë shkatëroi Bullgarinë në transfertë (5-2).
Seleksionuesi Bllagoja Milevski tanimë është vetëdijshëm se ndeshja e së enjtes për futbollistët do të jetë ngarkesë e madhe nga vet fakti se duhet mundur Gjeorgjinë, ndërsa sigurisht se lodhaj nga dy ndeshjet e para vinë pah. Por duke pasur parasysh se pretendimet e reprezentacionit tonë janë vendi i parë, atëherë duhet përballauar të gjitha sfidat ashtu sië janë projektu. Por për të arritur gjithë këtë gjithësesi se duhet përkarhje e madhe e tifozëve
Pra është e qartë se ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Gjibralltarin janë vendimtare për arritjen e pretendimeve , së pari kundër Gjeorgjisë duhet dhënë maksimumin pasi mysafirët janë psiqikisht në epërsi kur dihet se nga dy takime kanë gjashtë pike.
Nga ana tjetë FFM-ja me partnerin e vetë ofoicial Mk Tikets kanë nisur me shitjen e biletave për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillohen në arrenën “Todor Proeski” në Shkup. Çmimi i biletave do të jetë 250 denarë për blloqet 1, 2, 5 dhe 6 tribuna jug dhe lindje, ndërsa 350 denar për bllokun qëndërorë 3 dhe 4 në tribune e Jugut.
Të dyja ndeshjete Maqedoni e Veriut – Gjeorgji (09.06.2022) dhe Maqedoni e Veriut – Gibralltari ( 12.06.2022) fillojnë orën 20:45.
/klanMacedonia/