Kjo ndeshje më tepër ka rëndësi për skuadrën vendase para fillimit të europianeit Euro 2024 ku janë grupin F së bashku me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.
Futbollisti i reprezentacionit tone Bojan Dimoski, pas séance së sotme stervitore deklaroi se tha se Maqedonia duhet të korrigjojë disiplinën taktike, si dhe gabimet që u shfaqën në duelin me Kroacinë, nëse dëshiron një rezultat të mirë ndaj Çekisë.
“Duhet korrigjuar disiplina taktike, duhet korrigjuar të gjitha mangësitë, kur luan kundër kombëtareve të tilla në një nivel të tillë. Ne e kemi analizuar mirë Çekinë, është ndeshja e fundit kontrolluese para Europianit, do të hyjnë sikur të luajnë në Europian, por për ne është ndeshja e fundit kontrolluese para Ligës së Kombeve. Ne treguam se dimë të sillemi me kombëtare të forta, si kundër Anglisë dhe Italisë, dhe besoj se mund të përballemi edhe me Çekinë. Po flasim për një kombëtare shumë të përgatitur fizikisht dhe konkurrues, por edhe ne kemi anët e mira dhe shpresoj se do t’i shfrytëzojmë dhe do të arrijmë rezultat të mirë”, tha Dimoski.
Ndeshja miqësore Çeki – Maqedoni e Veriut zhvillohet më 10 Qershor (e hënë) në Hradec Kralove.