Krerët e rinj të FFM-së, Presidenti Masar Omeragiq dhe Drejtori Sportiv i seleksioneve, Goran Pandev, u takuan me Seleksionuesin e Reprezentacionit të RMV-së, Blagoja Milevski.
Milevski I vetmi mbijetoi pas ndryshimit të udhëheqësisë në FFM, për shkak se seleksionuesit tjerë të reprezentacionit të të rinjve, pritet të shkarkohen për shkak të rezultateve të dobëta.
Kreu I FFM-së, Omeragiqi, qysh në Kuvendin Zgjedhor paralajmëroi se Milevski do të mbetet në bankinën e Reprezentacionit.
Tani Milevski duhet të bashkëpunojë me Pandevin. Të dy në plan të parë vendosën interesin e përfaqësueses së RMV-së.
“Patëm bisedë të hapur dhe të sinqertë. Presidenti I FFM-së riafirmoi mbështetjen për punën në Reprezentacionin A. Me Goranin u pajtuam se përfaqësuesja duhet të jetë mbi të gjitha” – tha Milevski.
“Bashkë me Kryetarin Omeragiq ishte me rëndësi të bisedojmë haptazi me seleksionuesin për të gjitha temat dhe e falënderoj se e kuptoi se si shtet i vogël duhet t`i kemi në dispozicion të gjithë futbollistët që kanë cilësi dhe mund të ndihmojnë me paraqitje në kombëtare” – tha Pandev.
Gjatë periudhës së kaluar nga ekipi kombëtar u tërhoq ish-kapiteni Stefan Ristovski, I cili kishte mospajtime me Milevskin.
Ndryshimet në FFM hapin mundësinë që të hapet dera për mbrojtësin e djathtë të Dinamo Zagrebit që të kthehet në reprezentacionin e RMV-së për kualifikimet për KB 2026 që nisin në muajin Mars 2025.