Futboll: Kratova dhe Gjorçe Petrovi në qendër të vëmendjes

TË GJITHA NDESHJET ZHVILLOHEN TË DIELËN NË ORA 13:00

Të dielën  në program janë ndeshjet e javës së 13-të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum, është nikoqire e Bregallnicës, në Kratovë përballen Sileksi – Shkëndija. Ndërsa Makedonija Gj.P është nikoqire e kampionit FC Shkupi. Të gjitha ndeshjet  fillojnë orën 13:00.

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës me të drejtë konsiderohet kryendeshja e javës së 13-të pasi dy ekipet gjenden në mesin e katër më të mirëve në këtë kampionat. “Kuqezinjtë” janë skuadra e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje në transfertë, ndaj pritet që të vazhdojë  ky rrugëtim i sukseseve

 “Mendoj se jemi duke shkuar në rrugën e mire si ekip. Këtë xhiro e kemi një ndeshje të vështirë ku do të përballemi me Sileksin. Sigurishtë se edhe ata janë në formën e mire, mirëpo ne do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë që të arrijmë cakun ku edhe e kemi synimin si klub”deklaroi Adenis Shala-futbollist i KF Shkendija.

Në stadiumin e Makedonija Gj.P, skuadra vendase është nikoqire e kampionëve në fuqi FC Shkupit. Trajneri Muharem Bajrami respekton ekipin kundërshtar, por nuk përjashton një rezultat pozitiv.

Shkupi ka një ekip shumë kualitative, shumë cilësore, e cila përbëhet nga shumë futbollist individual që mund të vendosin ndeshjen nga një rast. Unë si shef i stafit teknik kam pasur kohën e duhur për të analizuar kundërshtarin, për t’i gjetur ato pikat e dobëta, dhe normal për të mbuluar ato pikat e forta të Shkupit. Pres një ndeshje shumë interesante, një ndeshje ku duhet shumë të luftojmë, shumë të vrapojmë, për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje kundër Shkupit”, deklaroi Muharem Bajrami-trajner i Makedonija Gj.P

 Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum, pas dy  humbjeve të njëpasnjëshme të dielën takohet me Bregallnicën e Shtipit. Në Kavadar Tikveshi përballet me Pobedën e Prilepit, ndërsa në Strumicë, Akademija Pandev është nikoqire e Rabotniçki.  Skopje është e lirë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share