Më 16 nëntor kundër Armenisë, më 19 nëntor me Ishujt Faroe
Reprezentacioni A, i Kosovës në futboll ka siguruar dy ndeshje miqësore për muajin nëntor të cilat do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokri” të cilat do t’i do ti shërbejn seleksionuesit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.
Ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet më 16 nëntor, kundër reprezentacionit të Armenisë, ndërsa tri ditë më pas edhe kundër Ishujve Farore.
Të dyja ndeshjet më 16 nëntor kundër Armenisë dhe më 19 nëntor kundër Ishujve Faroe do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova në ndeshjet klualifikuese për “Euro 2024” është Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën. Kosova ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 do ta nis në transfertë kundër Izraelit më 25 mars 2023.
Gazetar: Shaban Sinani /Klan Macedonia/