Në ndeshjen e balotazhit Vardari – Detonit Pllaçkovica që u zhvillua në stadiumin e Strumicës përfundoi me fitoren e ekipit të Shkupit me rezultatin 2-0 me golat që i shënuan Gjuriq dhe Sushnjara. Pas kësaj ndeshje tanimë zyrtarisht mësohen të gjitha 12 ekipet që do të garojnë Ligën e parë të futbollit e në sezonin 2024/2025 si Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Gostivari, Voska Sport, Rabotniçki, Sileksi, AP Brera, Vardari, Besa e Dobërdollit dhe Pelisteri. Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Tikveshi e pëtfaqësojnë vendin në garat europiane.
Ndërkohë që në fundjavë janë zhvilluar edhe ndeshjet e balotazhit për kualifikim në ligën e dytë me çka janë mësuar të gjitha 16 ekipet që do garojnë në Ligën e dytë në sezonin 2024/2025. Pram Pobeda e Prilepit, Vardarski i Vallandovës dhe Boreci i Velesit do ti bashkangjiten ekipeve si Makedonija Gj.P, Bregallnica, Detonit Pllaçkovica, Arsimi Çegran, Bashkimi Kumanovë, Bellasica, Kozhufi, Vardari Negotinë, Osogova, Kamenica Sasa, Ohri, Novaci dhe Skopje.
Balotazhi p ë kualifikim në Ligën e parë
Vardari – Detonit Plaçkovica 2-0
Balotazhi për kualifikim në Ligën e dytë
Pobeda – Kumanova 2-1
Vardarski – Korabi 3-2
Boreci – Vëllazërimi 3-2