Futboll: KF Vardari pas dy viteve sërish kthehet në Ligën e Parë

Ndeshja e balotazhit Vardari – Skopje 3-0

Me fitoren kundër ekipit të Skopjes, ekipi i Vardarit pas dy viteve  në Ligën e dytë, sërish  ktthehet në elitën e fubollit vendor. Ekipi i Vardarit i përkrahur nga një numër i madh i fansave të vet “Komitët” që pothuajse kishin “okupuar”qytetin e Kavadarit, mundën me rezultat të thellë 3:0 ekipin Skopje nga Lagjeja e Autokomandës . Autor të golave për Vardarin ishin Darko Razmoski  në minutën 2 dhe 49 dhe  Glishiq në minutën e 60-të.

Ekipi i Skopjes një pjesë të madhe  të ndeshjes luajti me një futbollist më pak  pasi Mile  Todoro  një mjet piroteknik i hudhur nga tifozët në terren, ai e hudhi tek tifozët me çka referi Stavrev u detyrua ta ndëshkoj me karton të kuq.

Megjithate  duke  ditur  situatën e Vardarit mbetet  enigma se si do të mbijetoj në elitën e futbollit meqë aktualisht nuk ka asnjë donator.

Pas përfundimit të ndeshjes  së balotazhit, tani më zyrtarisht  dihen 12-të ekipet që do të garojnë në kampionatin 2023/2024  në Liigën e Parë.

1.Struga Trim Lum, 2.Shkupi, 3.Shkëndija, 4.Sileksi, 5.Makedonija Gj.P, 6.Bregallnica, 7.Tikveshi, 8.Rabotniçki,9.Akademia Pandev, 10.Voska Sport, 11.Gostivaridhe 12.Vardari

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share