Të gjitha rrugët çojnë në “Biljanini Izvori”
Klubi i futbollit Voska Sport, sot debuton në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriut, ndërsa shorti deshi që në ndeshjen debutuese të përballet me simbolin e futbollit shqiptar në vendin tone ekipin e Shkëndijës. Ky është një rast i mire që skuadra e Voska Sport të dëshmohet në teren të gjelbër se çfarë cilësish disponon. Nga ana tjetër është një rast I mire për tifozët e të dyja skuadrave që me anim korrekt të përkrahin ekipet e tyre të zemrës. Andaj sot të gjitha rrugët çojnë drejtë stadiumit “Biljanini Izvori” të Ohrit, ku në orën 17:00, nis ndeshja Voska Sport – Shkëndija.
Në pritje të ndeshjes së sotme , trajneri I Voska Sport, Miljan Radoviq për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar.
“Sezoni debutues për një skuadër në Ligën e Parë, çdoherë është i vështirë. Kemi realizuar një fazë të mirë të përgatitjeve dhe besojmë se mund të luajmë futboll të mirë. Luajmë përballë një skuadre shumë të mirë si Shkëndija, skuadër që hasi në probleme në garat europiane dhe që është në presion për shkak këtyre ndodhive. Do të tentojmë që të paraqitemi sa më mirë në sezonin e ri dhe të arrijmë qëllimin tonë, mbijetesën në ligë”
Drejtësinë në ndeshjen e sotme mes Voska Sport dhe Shkëndija do ta ndaj arbitri nga Shkupi Igor Stojçevski. Në ndeshjet tjra që zhvillohen sot takohen: Struga Trim Lum – Gostivari, Brera Strumica – Vardari, Bregallnica – Sileksi dhe Tikveshi – Makedonija Gj.P. Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të hënën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. /KlanMacedonia/