Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave. Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficientëve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Maqedonia e Veriut bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Kopsova dhe Bullgaria.
Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Maqedonia e Veriut,Kosova dhe Bullgaria është me tri skuadra.
C1: Maltë, Moldavi, Letoni, Andorra;
C2: Turqi, Luksemburg, Lituani, Gjeorgji;
C3: Azerbajxhani, Mali i Zi, Qipro, Ishujt Faroe;
C4: Izraeli, Estonia, Kazakistani, Armenia;
C5: Maqedonia e Veriut, Kosova Bullgaria
Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet e Ligës C do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të treta në grupet e Ligës B. Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5
Nga ana tjetër kombëtarja e Shqipërisë në futbollin e femrave është në Liga B, Grupi B1, së bashku me : Irlandën, Irlandën e Veriut, dhe Hungarinë
Shaban Sinani /KlanMacedonia/