Futboll: Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga City

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City pasi e drejtoi klubin anglez drejt suksesit të trefishtë në këtë sezon.

Pas triumfit të së shtunës mbrëma në Ligën e Kampionëve, trajneri spanjoll refuzoi të jepte përgjigje kur u pyet për të ardhmen, me ç’rast ngjalli frikë tek tifozët e Cityt se do të mundë të largohej nga “Etihad Stadium” në fund të këtij sezoni.

Sidoqoftë, sipas mediumit “The Times”, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut nuk e ka ndërmend të largohet dhe ai është i lumtur në Manchester, ku dëshiron ta respektojë kontratën e tij që do të zgjasë edhe dy vjet.

Ndër të tjera, Guardiola është rikthyer të mendojë tek afati kalimtar i verës, ku synon ta përforcojë ekipin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share