Futboll: Gostivari – Vardari hapin siparin e sezonit pranveror 

NIS SEZONI PRANVEROR NË LIGËN E PARË

Stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton të shtunën me ndeshjen midis Gostivarit dhe Vardarit. Gostivarasit synojnë kreun e tabelës kurse Vardari të mbijetojë në elitën e futbollit.

Dy ekipet në merkaton dimërore ishin ndër skuadrat më aktive sa i përket përforcimeve.

Trajner i Gostivarit, Ismail Atalan, pohon se ndeshja me Vardarin do të jetë e vështirë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë për ne sepse kemi nevojë për pikë. Do të luftojmë për çdo centimetër, edhe ata kanë nevojë për pikë, për këtë arsye mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të japim më të mirën që të marrim tri pikë”, tha Ismail Atalan, trajner i KF Gostivar.

Kapiteni Xhelil Abdullai është i bindur se pas përgatitjeve në Antalia, sukseset nuk do të mungojnë.

“Jemi përgatitur të gjithë ndeshjet miqësore në Antali, i kemi kaluar shumë mirë dhe besoj se jemi përgatitur për këtë ndeshje, dhe si jemi kthyer në Maqedoni, kemi punuar edhe si duhet të luajmë kundër Vardarit, normal luajmë në shtëpi, presim që tifozët të vijnë dhe shpresojmë se do të dalim me rezultat pozitiv dhe tre pikë”, tha Xhelil Abdullai, kapiten i KF Gostivari.

 Ndeshja Gostivari – Vardari  zhvillohet të shtunën me fillim në ora 14:00, ndërsa pesë takimet tjera luhen të dielën ku takohen: Rabotniçki – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Shkupi – Voska Sport , Bregallnica – Tikveshi dhe Sileksi – AK Brera./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share