Futboll: Fitorja e Shkëndijës (H) ndaj GFK Kumanova “nxehë” garën për titullin

Derbi i shumë pritur i javës së 17-të në Ligën e tretë Veri që u zhvillua në stadiumin “Hasanbeg Arena” në Hasanbeg, mes ekipit Shkëndija të Haraçinës dhe ekipit GFK Kuamnova ka përfunduar me fitoren e skadrës vendase me rezultat të sigurt 3-0 . Skuadra vendase e përkrahur nga mbi 1500 tifozë të shkëlqyeshëm dëshmuan lojë cilësore dhe në asnjë nuk erdhi në pikëpyetje fitorja bindëse

Autor tբ golave për skuadrën vendase ishin Shuajb Aliti 2 gola në minutat 25′ dhe 50‘ dhe ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Emir Aliu me golin që e shënoi në minutën e 83-të. Pas kësaj ndeshje GFK Kumanova vazhdon kryesimin e renditjes me 43 pikë e ndjekur nga Shkëndija që tani ka 42 pikë.

Ndeshja e cila ishte cilësuar me rezikshmëri të lartë që u dëshmua edhe me numër të madh të forcave policore , por vendasit u dëshmuan si nikoqir mikëpritës me një orgazim të nivelit të lartë. Tifozët së bashku me ekipin ka festuar deri në orët e mbrëmjes. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share