Futboll – finalja e Ligës së Kampionëve/ Anketë: Qytetarët – Reali favorit, por…?!

Edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe, që do të zhvillohet në stadiumin Uembli në Londër ku përballen Borrusia Dortmund dhe Real Madrid.

Uembli i Londrës është gati, por gati po bëhen të gjithë futbolldashësit gjithandej globit për finalen e Ligës së Kampionëve.

Përjashtim nuk bëjnë as edhe tifozët e futbollit në vendin tonë.

Në ora 21.00 nis finalja e shumëpritur Borussia Dortmund – Real Madrid. Gjermanët për titullin e dytë, “Mbretërit” për të 15-tën.

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni, presin spektakël të vërtetë futbolli. Thonë se Real Madridi është favorit, por futbollit nuk I dihet.

Duke pasur parasysh se gjermanët janë shumë luftarak, besoj se Borussia Dortmund do të ngadhënjejë dhe do ta mund Realin. Rezultati do të jetë 1 me 0 ose 2 me 1. Kështu mendoj unë dhe me siguri Borussia Dortmund do të jetë fitimtare këtë ndeshje”.

MKD

“Unë mendoj se ndeshja do të jetë e barabartë deri në fund. Të dy ekipet janë të fuqishme. Kam simpati për Borusinë, megjithatë jam tifoz i Real Madridit dhe pres që Reali të fitoj të bëhet kampion. Rezultati do të jetë i ngushtë, 1 apo 2 dallimi, ndoshta do të vendoset edhe me penalti.”

 “Gjithsesi, Real Madridi, pasi gjithmonë është i mirë dhe  jam simpatizues i Realit”.

MKD

“Tani rezultati është vështirë të parashikohet, edhe pse Real Madridi është favorit i madh në letër. Është vështirë kur luhet vetëm një ndeshje. Borussia Dortmund e ka dëshmuar se ka kualitet. Pres futboll interesant, Reali i ka lojtarët për këtë, Dormundi gjithashtu ka kualitet, do me thënë një ndeshje e bukur për t`u parë nga ne, një finale e bukur, kush të fitojë – urime”.

“Me sa e kam ndjekur lojën e të dyja ekipeve, Reali sivjet ka një freski dhe ka një lojë pak më ndryshe nga sezonat paraprake dhe besoj se Reali do të fitojë sivjet. Mendoj se rezultati do të jetë 2 me 1”

Sonte është dita për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Finalja Borussia Dortmund – Real Madrid paralajmërohet përmes dy narativave – do të vazhdojë dominimi apo do të thurret rrëfimi më i bukur i futbollit. Reali është favorit, por mbase për diçka do të pyetet edhe Borussia.

Sidoqoftë, kjo finale është vetëm fillimi i “verës së nxehtë” futbollistike, pasi për më pak se dy javë na pret EURO 2024 në Gjermani./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share