SEDLOSKI – KEMI EDHE NJË SHANSË TË DËSHMOHEMI
Skuadra e FC Shkupit u eliminua nga garat e Ligës Europa pasiqë pësoi disfatë edhe në ndeshjen kthyese nga skuadra irlandeze Shamrok Rovers kësaj radhe 1-2 në cilësinë e vendasit. Kampioni Maqedonisë së Veriut vazhdon garimin në play off në Konferencë Ligë ku do të përballet me fituesin nga ndeshja Klaksviku – Ballkani.
Trajneri i FC Shkupi, Goce Sedloski, pas ndeshjes në takimin me gazetarët tha se Shkupi kishte një ëndër dhe dëshir pë ta përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë në Dublin, por luajti dobët sidomos në pjesën e parë, dhe momenti vendimtar ishte goli i parë irlandezëve ndaj edhe fituan me meritë në të dyja ndeshjet, por shpresat tona mbeten tek ndeshja e play off-it në Konferencë Ligë.
“Normalishtë se kemi edhe një shansë në UEFA Konferencë Ligë të dëshmohemi, të shohim. Jemi në pritje deri të enjten të mësojmë kundërshtarin. Patjetër të ojentohemi në të dyja ndeshjet dhe të shohim se si do të del” deklaroi Goce Sedloski – Trajner i FC Shkupi.
Ekipi i Shkupit në play off të Konferencë Ligës, do të përballet me fituesin nga ndeshja Klaksvik nga Ishujt Faroe – Ballkani Kosovë./KlanMacedonia/