Ndeshja Shkupi – Lincoln Red Imps luhet të martë në “Todor Proeski
Kampioni në fuqi në futbollin vendor FC Shkupi vazhdon të mos publikojë asnjë nga transferimet e bëra, edhe pse skuadrës nga Çairi, deri më tani i janë bashkuar plotë 11 futbollistë të rinj. Futbollistët e rinjë apo përforcimet që deri më tani kanë nënshkruar marrëveshje me ekipin nga Çairi, që drejtohet nga trajneri Goce Sedlloski, sipas asaj që e konfirmoi menaxheri gjeneral Emir Shabani, janë:
“Reenaldo Ceohas – Arnet Gardens nga Jamaica, Pepi Georgiev nga Ak.Pandev, Bllagoja Spirkovski dhe Antonio Kalanoski nga Sileksi, Melos Bajrami nga Skënderbeu, Xhelil Abdulla nga Renova, Aleks Zlatkov nga NK Triglav, Mario Rickov nga Vardari, Angelçe Timovski nga Shkëndija dhe Kristijan Ackovski nga Bregallnica, ndërsa pritet edhe arritja e marrëveshjes me futbollistin nga Senegali, Albert Lamane Diène nga ekipi ASC Jaraaf.
FC Shkupi aktualisht në stadikumin e Çairit është duke I bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër ekipit Lincoln Red Imps nga Gjibralltari që do të zhvillohet të marten më 05.qershor 2022 me fillim në orën 20:45, në arenët “Todor Proeski” në Shkup .
/KlanMacedonia/