Futboll: Dëmtohet ylli i skuadrës Gjermane

Sane nuk do të luaj kundë Japonisë

Sulmuesi I kombëtares gjermane Leroy Sane nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore në mëngjesin e sotëm. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi i Bayern Mynih, nuk do të luajë nesër në ndeshjen ndaj Japonisë.

“Sane vuan një dëmtim në gju”, bëri me dije Federata Gjermane e Futbollit, pa dhënë detaje të tjera në lidhje me dëmtimin. Kështu, trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion në debutimin e tij në botëror sulmuesin 26-vjeçar.

E gjithë pjesa tjetër e skuadrës ka marrë pjesë normalisht në stërvitje përveç Sane. Pas drekës, Gjermania do të udhëtojë nga kampi-bazë drejt Doha, ku do të luajë të mërkurën pasdite ndeshjen ndaj Japonisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share