Ndeshja Ballkani – CFR Cluj luhet në “Fadil Vokrri” në ora 18:45
Skuadra e Ballkanit sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillon ndeshjen historike kundër ekipit rumun CFR Cluj, pasi përherë të parë një skuadër nga Kosova luanë në fazën e grupeve në kuadër të garave të UEFA Konferencë Liga.
Dy ekipet Ballkani dhe CFR Cluj garojnë në grupin G, së bashku me Slavia Praga dhe Sivasspor e Turqisë
Ballkani deri tek faza e grupeve kaloi tre raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës me sukses duke shënuar 17 gola brenda gjashtë ndeshjeve, derisa në raundin e parë kualifikues pë Ligën e Kampionëve u eliminuia nga Zalgiris
ku Ballkani e CFR Cluji përballen sot me fillim nga ora 18:45 në kuadër të Ligës së Konferencës, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, për skuadrën rumune ky është debutimi i dytë në këtë garë, ku sezonin e kaluar e mbyllën fazën e grupeve në vendin e fundit pasi që humbën katër nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara.
CFR Cluj nuk e ka fituar asnjë ndeshje në garat evropiane ku ka luajtur si mysafirë që nga muaji korrik i vitit 2021, ku brenda nëntë ndeshjeve ka regjistruar katër barazime dhe pesë humbje.
Statistikë interesante është që Ballkani ka humbur vetëm një ndeshje nga 14 sosh në të cilat lojtari, Ermal Krasniqi ka gjetur golin, respektivisht duke regjistruar 11 fitore dhe dy barazime.
Po ashtu, tre ndeshjet e fundit të Ballkanit si vendas në këtë garë kanë parë skuadrën mysafire të ndëshkohet të paktën me një karton të kuq.
Gjyqtari i këtij takimi do të jetë Urs Schnyder nga Zvicra, me asistentët e tij, Marco Zurcher, Zurcher Benjamin dhe Sven Wolfensberger.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj luhet me fillim nga ora 18:45.
/KlanMacedonia/