Kristjan Asllani ka gjetur golin në debutimin e tij me Interin në një ndeshje miqësore.
Këtë periudhë ekipet përveç përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.
Gjatë ditës së djeshme, Interi ka zhvilluan një të tillë me Milanese.
‘Nerazzurrët’ kanë shënuar fitore të thellë, 10:0.
Ajo që ra në sy këtë ndeshje ishte performanca e mirë e Asllanit, i cili arriti edhe të tund rrjetën.
Mesfushori shënoi një gol të bukur, pasi fillimisht ndali aksionin e kundërshtarit, më pas bëri një depërtim të mirë dhe goditi fortë topin.
Golat tjera u shënuan nga Joaquin Correa, Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dy herë, Fontanarosa, Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo.