Kapiteni Arijan Ademi gjatë do të mbajë mend golin që ka realizuar sonte, për fitoren me rezultat 1:0 të Dinamos në Maksimir ndaj Osijekut, në kuadër të javës së 34-të.
Dinamo e Zagrebit është kampion i ri i Kroacisë, e cila tani ka 78 pikë e 7 më shumë se Rijeka dy javë pa ra perdja e kampionatit.
“Dinamo kampion i ri e i vjetër i HNL-së!
Kapiten Ademi për titullin e 25-të”, është titulli i mediumit kroat “24 Sata”.
Ademi ka luajtur 88 minuta e Arbër Hoxha nga minuta e 46 për Dinamon.
Ky është titulli i shtatë radhazi i Dinamos, i 18-ti në 19 sezonet e fundit dhe i 25-ti në përgjithësi në historinë e klubit./tvkan.mk/