Futboll: Ardian Cuculi së shpejti me skuadër të re

FC Drita- Faleminderit “Ministër i Mbrojtjes”

Ish futbollisti i Shkëndijës, Partizanit të Tiranës, Kukësit dhe së fundit i ekipit Drita të Gjilanit, Ardian Cuculi është lojtar i lire. Me përfundimin e kampionatit 2021/2022 në Kosovë Cuculi dhe Drita pas tre viteve të plota kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Cuculi u bashkua skuadrës nga Gjilani në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola. Në edicionin e parë me klubin tonë 2019/20 fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.Te Drita, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë).Dhe jo rastësisht ishte cilësuar ‘Ministër i Mbrojtjes”.

Për të ardhmen e tij Ardian Cuculi deklaroi “ Vërtet kam oferta mjaftë tërheqëse nga ekipet më të mira të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut . Tani për tani nuk dua të spekuloj për të ardhmen time, por së shpejti opinioni do të njoftohet me ekipin tim të ri” deklaroi Ardian Cuculi

Futbollisti 35 vjeçar Ardian Cuculi ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit A të Maqedonisë Veriut. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share