Ndeshja miqësore mes Arabisë Saudite dhe Maqedonisë Veriut që u zhvillua në Abu Dhabi pas 90 minutave lojë përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Saled Kalid Alshshehri në minutën e 81-të..
Dy reprezentacionet gjatë 90 minutave lojë krijuan disa raste të cilat falë mbrojtjes te shkëlqyeshme të portierve nuk u konkretizuan. Seleksionuesi Bllgaoja Milevski në lojë ka inkuadruar të gjithë futbollistë që I kishte në disponim, të cilët dëshmuan se në të ardhmen numnd të llogatritete edhe tek ato sidomos në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.
Deklarata e futbollistit Lupço Doriev, pas ndeshjes.
“Kemi luajtur një ndeshje vërtet të mrekullueshme. Të disiplinuar që nga fillimi, pa lejuar kundërshtarin të imponojë ritmin e tyre apo të krijojë raste serioze. Ishim të pozicionuar mirë, herë pas here të rrezikshëm dhe është turp që nuk u shpërblyem me një rezultat të mirë në fund. Një penallti e pastër nuk u akordua. Çdo lëvdat bashklojtarëve të mi , nga i pari tek i fundit, për lojën e treguar. Duhet të jemi krenarë me veten dhe të vazhdojmë të luftojmë për një vend në kombëtare”.
Përgatiti: Shaban Sinani
/KlanMacedonia/