Fushata zgjedhore/ Taravari dhe Osmani me ftesa të ndara për kundërkandidatët

Deri më tani, askush nga kandidatët për president nuk i është përgjigjur ftesës së Arben Taravarit për debatin e paralajmëruar për të shtunën në Komunën e Gostivarit. Në konferencën për mediat Taravari tha se temë e diskutimit do të jetë migrimi. Ai ka shtuar se ka komunikuar vetëm me presidenti aktual Stevo Pendarovski, i cili i është përgjigjur se nuk mund të merre pjesë në aktivitete të këtilla pa filluar fushata.

“Përgjigje kam marrë vetëm prej zotëritë Pendarovski, me të cilin u takova paraprakisht këtu para gjysëm ore, i cili më tha se, nuk ka të drejtë para se të fillojë fushatë të merr pjesë nëpër debate sepse, e kryen obligimin e presidentit të shtetit. Kur të filloje fushata, është i gatshëm që të bëjë debate, sepse ka shumë gjëra të cilat ju interesojnë qytetarëve dhe për të cilat problematika është mire që të diskutojmë së bashku”, tha Arben Taravari.

Nga ana tjetër, edhe kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, ka dal me ftesë publike, ku ka ftuar kundër kandidatët për iftar të përbashkët.

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, tha Bujar Osmani.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj. Por, edhe përkundër faktit që nuk ka filluar zyrtarisht fushata, partitë kanë filluar me aktivitete partiake./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share