Fushata për zgjedhjet në Tetovë

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin e ri Komunal të Tetovës në garë do të jenë 13 lista me kandidatë, 11 të paraqitura nga partite politike dhe dy lista të Listës së zgjedhësve.

Zgjedhjet do të mbahen në kohën e sezonit turistik ku një pjesë e popullatës shfrytëzojnë pushimet verore dhe nuk dihet se sa do të jetë perqindja në 117 vendvotimet e zones.

Në komunën e Tetovës organizohen përsëri zgjedhje për Këshillin e komunës pasi Këshilli i kaluar nuk arriti në kohë të miratojë Llogarinë përfundimtare të komunës dhe sipas ligjit për Pushtet lokal. Ne keto kushte qeveria e shpërbëri Këshillin, ndërsa kryetari i Kuvendit shpalli zgjedhjet për më 20 Gusht. Ne krye të komunës së Tetovës që nga viti i kaluar është Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, qe doli fitues ndaj ish-kryetares Teuta Arifi, e Bashkimit Demokratik për Integrime cila e drejtoi kete komunë per tete vite për dy mandate rradhazi.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin e Tetovës zgjat deri më 18 Gusht.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share