Tyson Fury e ka mbrojtur titullin e tij botëror në peshën e rëndë në WBC, duke e mposhtur Derek Chisora me nokaut.
Fury e mbajti rekordin e tij të pamposhtur para 60 mijë personave që ishin mbledhur në stadiumin “Tottenham Hotspur”.
Chisora, u godit në mënyrë të përsëritur nga kampioni dhe arbitri vendosi ta ndërpresë ndeshjen në raundin e 10-të.
Usyk, mbajtësi i rripave IBF, IBO, WBO dhe WBA, ishte pranë ringut në Londër.
Për Chisora, kjo ishte humbja e 13-të në karrierën e tij në 46 ndeshje.
Në vitin 2023, Fury mezi po e pret një përballje me ukrainasin Usyk.
https://twitter.com/trboxing/status/1599165532002865152