Fuqitë e G7 aleancë për energjinë bërthamore

Synohet ndërprerja e varësisë nga karburanti bërthamor i Rusisë

Fuqitë e G7-ës, Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijuar një aleancë për të zhvilluar zinxhirin e furnizimit me lëndë të parë për prodhimin e energjisë bërthamore.

Për momentin shumica e vendeve që prodhojnë energji bërthamore në Europë varen nga karburanti bërthamor i Rusisë dhe vetëm ky sektor i ekonomisë ruse nuk është përfshirë ende në listën e sanksioneve.

Të pesta vendet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të shmangur rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit dhe duke ia pamundësuar Presidentit rus Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të ardhurave të kësaj fushe.

Në të njëjtën ditë që G7-ta shpalli marrëveshjen, në Finlandë u hap reaktori bërthamor Olkiluoto 3, më i madhi në Europë. Ai filloi të dielën prodhimin e rregullt të energjisë duke rritur sigurinë energjetike në një rajon të cilit Rusia i ka ndërprerë furnizimin me gaz dhe energji elektrike.

Energjia bërthamore mbetet e një çështje mjaft e debatuar në Europë, kryesisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dhe lajmet për fillimin e reaktorit finlandez vijnë gjithashtu pasi Gjermania mbylli të shtunën tre reaktorët e saj të fundit të mbetur në punë.

Nga ana tjetër Suedia, Franca, Britania dhe të tjerët planifikojnë ndërtimin e reaktorëve të rinj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share