Fundosja e peshkarexhës, Greqia në qendër të kritikave

Greqia është vënë në qendër të kritikave për reagimin e dobët, përballë tragjedisë së javës së kaluar ku 82 emigrantë u mbytën ndërsa 500 të tjerë janë të pagjetur pas fundosjes së një peshkarexhe në brigjet jugore të këtij vendi.

Këtë herë është agjencia FRONTEX, përgjegjëse për kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian, që akuzon Greqinë për reagim të vonuar pas sinjalizimeve të saj se një mjet lundrues me emigrantë ishte në vështirësi pranë ujërave të Peloponezit.

FRONTEX thotë se njoftoi autoritetet greke, të cilët nuk u përgjigjën. Sipas dëshmive, peshkarexha mbeti e bllokuar në det të hapur për 7 orë para se të fundosej.

Autoritetet greke janë vënë përpara përgjegjësisë se mund të kishin shmangur tragjedinë po të kishin reaguar menjëherë, një pretendim që hidhet poshtë kategorikisht nga pala greke. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për këtë rast.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share