DHJETRA ANËTARË TE EKUIPAZHIT REZULTOJNE TE ZHDUKUR
Dhjetra anëtarë të ekuipazhit të një luftëanije detare tajlandeze rezultojnë të zhdukur pasi ajo u fundos në Gjirin e Tajlandës. 75 marinarë janë shpëtuar por moti i keq po veshtirëson operacionin e kërkim-shpëtimit për të gjetur anëtarët e tjerë. Tre anije detare dhe helikopterë janë vendosur në dispozicion.
Një luftëanije detare tajlandeze është fundosur gjatë një stuhie që përfshiu Gjirin e Tajlandës. BBC raporton se 75 marinarë u shpëtuan nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Me dhjetëra marinarë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Erërat e forta dhe uji i cili depërtoji brenda bëri që anija të mbytej.
Anija po patrullonte rreth 32 km nga distrikti Bang Saphan në Tajlandën qendrore në atë kohë. Stuhitë priten të intesifikohen në Gjirin e Tajlandës, ku shërbimet e trageteve janë pezulluar dhe meterologët kanë paralajmëruar për dallgë të larta dhe shi të dendur duke e berë më të vështirë kërkmin për marinarët e humbur .
Fotot e postuara nga Marina Tajlandeze tregojnë se anija anon në anën e djathtë të saj dhe anijet rezervë të shpëtimit që përpiqen të gjejnë të mbijetuar. Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm njëra prej tyre arriti në anije përpara se të fundosej. Incidenti shënon fundosjen e parë të një luftanijeje tajlandeze që nga Lufta e Dytë Botërore qëkur një nëndetëse amerikane përmbysi HTMS Samui pranë Malajzisë ku mbetën të vdekur 31 marinarë.
GAZETARE: LIVIA KALLFA