Dërgon medikamente dhe ushqime me vlerë 30 mijë Euro
Federata Shqiptare e Futbollit e ka konkretizuar solidarizimin me Ukrainën në këtë moment të vështirë që ky vend po kalon, duke u përballur me agresionin ushtarak të Rusisë.
Në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Federatën Ukrainase, u bë e mundur një ndihmë me materiale, ushqime dhe medikamente.
Fondi i mbështetjes, i akorduar më parë nga Komiteti Ekzekutiv, plotësoi disa kërkesa të palës ukrainase për nevoja imediate të qytetarëve që gjenden në kushte lufte.
Mësohet se FSHF ka shpenzuar rreth 30 mijë Euro në këtë rast për të ndihmuar popullin ukrainas, por edhe komunitetin e futbollit.
Tv Klan