Fshati Simnicë, pa ambulancë dhe mjek/ Banorët: Për shërbimet mjekësore udhëtojmë 15 kilometra

Shërbimet mjekësore, posaçërisht në këto temperatura të larta që kanë kapluar vendin, bëhen edhe më të domosdoshme për qytetarët. Megjithatë, nga kjo e drejtë janë të privuar banorët e Simnicës, të cilët për vite të tëra kanë një objekt të shkatëruar aqmbulance në fshatin e tyre dhe pa personel. Ata duhet të udhëtojnë 15 kilometra për të marrë shërbiomet e nevojshme mjekësore

“Pa infermier dhe mjek, kjo është godina ku dikur kishte shërbime shëndetësore, ndërkaq sot është shndëruar në depo magazinë. Fshati Simnicë ka 150 banor dhe shërbimet shëndetësore detyrohen ti kryejnë në qytetin e Gostivarit.”

Në rast të ndonjë urgjence mjekësore, banorët duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Gostivarit, që është 15 kilometra nga fshati i tyre. Mungesa e kushteve të tilla elementare ka ndikuar që numri I banorëve në këtë fshat nga 350 të ulet në 150, sepse shumë prej tyre kanë marrë rrugën e mërgimit.

“Premtime çdo herë përpara zgjedhjeve, sidomos në zgjedhje, e me ardhjen e Kryetarit të Komunës së Gostivarit kishte shumë premtime dhe asnjë realizim. Neve na premtuan edhe na pyetën se çfarë ju duhet,çfarë i nevojitet fshati, kërkuam Ambulanca të rregullohet, sepse ka mjek por duhet të rregullohet objekti. … nga ajo ditë më nuk kanë ardhur këtu në fshat. … për një shërbim të vogël, qoftë fëmijë apo i moshuar detyrohemi ta dërgojmë deri në qytet”’ – tha Xhezmi Shasivari- banor.

Banorët thanë se ndërtimi sa më i shpejt i një ambulancë në fshat është domosdoshmeri dhe jo luks. Për këtë neglizhencë ndaj banorëve të kiësaj zonë, kërkuam qëndrim nga ushtruesi I detyrës, Kryetar I Komunës së Gostivarit Valbon Limanin.

“Më 3 dhjetor 2023 vizituam fshatin Simnicë, për të takuar banorët e fshatit për të biseduar në lidhje me problemet që i ka fshati e që janë nën kompetencë të Komunës së Gostivarit. Mes tjerash, biseduam për idenë e riaktivizimit të ambulantës së fshatit. Ambulantat janë nën kompetencë të Shtëpisë së shëndetit dhe aktivizimi i tyre mund të bëhet nga ana e tyre, përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Ne gjithmonë do të perkrahim iniciativat dhe kërkesat e qytetarëve, në bazë të kompetencave që i kemi” – tha Valbon Limani- u.d kryetar I Komunës së Gostivarit. /tvklan.mk/

Përgatiti: Betim Bajrami

Kameraman: Shukri Rameti

Lexo gjithashtu
Total
0
Share