Fronti opozitar shqiptar: Javën e ardhshme zyrtarizohet bashkëpunimi për zgjedhjet

MEXHITI: QËNDRIMI YNË ËSHTË QË TË KETË ZGJEDHJE TË PËRBASHKËTA

Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjеdhjet e  ardhshme. Nga ky bllok politik paralajmëruan se, në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga këto parti, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të merren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare.

”Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme. Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut” – thonë nga LD-ja.

Sa i përket qëndrimit të kësaj partie për terminet në të cilët duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, kreu i Lëvizjes Demorkatike Izet Mexhiti tha dje para gazetarëve se ata janë të mendimet se ato duhet të jenë të përbashkëta, për të evituar thellimin e mëtejmë të krizës ekonomike. Megjithatë, për to më e rëndësishme është që ato të jenë demokratike.

“Qëndrimi jonë është, për shkak se ka një krizë ekonomike dhe qytetarët janë të lodhur, nuk kemi nevojë që dy herë t’i lodhim qytetarët dhe të bëjmë dyfish harxhime, kur dallimi është dy tre muaj mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Qëndrimi jonë është që të jenë të përbashkëta. Mirëpo, ne duam t’i dëgjojmë edhe argumentet e tyre se pse kanë dëshirën t’i ndajnë” – deklaroi Izet Mexhiti, LD.

Opozita kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në një termin. Datë e vetme në të cilën do të mund të realizohet kjo sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi është tetë maji, në të cilën do të zhvillohej rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare. por, sipas Xhaferit kjo përmban rrezik, pasi është afati i fund kur mund të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe në rast se ka rivotim, shteti mund të mbesë pa kryetar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share