“I BËJMË THIRRJE XHAFERIT TË MOS ZVARRIS ZGJEDHJEN E ANËTARIT TË KSHZ-SË”
Deputetët e frontit opozitar shqiptar prej sot do të veprojnë si grup i përbashkët parlamentar. Krerët e partive që përbëjnë këtë bllok politik, kanë njoftuar sot për këtë edhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.
Koordinatore e këtij grupi është caktuar deputetja nga Alternativa, Safije Sadiki Shahini, ndërsa zëvendës/koordinatore deputetja e Lëvizjes Demokratike, Merita Koxhaxhiku.
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se, grupi parlamentar përbëhet prej gjashtë deputetëve, ndërsa tha se mbeten të hapur edhe për deputetët tjerë që duan t’i bashkangjiten këtij blloku.
“Lidhja Evropiane për Ndryshim synon t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që i lejon rregullorja e Kuvendit për grupet parlamentare. Dhe ndonëse mandati parlamentar është kah fundi, konsiderojmë se ka mjaft çështje dhe procese të hapura që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të shtetit, për çfarë lidhja jonë është mjaft e interesuar të ndihmojë. Në këtë drejtim, edhe formimi i grupit parlamentar do të jetë vlerë shtesë në këtë bashkëpunim” – tha Afrim Gashi, lider i Alternativës.
Opozita shqiptare po ashtu, i bëri thirrje kryeparlamentarit që të mos zvarris procesin e zgjedhjes së anëtarit të KSHZ.
Opozita kërkon që të përfaqësohet në këtë institucion, me qëllim që të krijohet atmosferë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Talat Xhaferi ta përmirëson gabimin, konkursi të mbyllet, të zgjidhet kandidati i opozitës dhe t’i kontribuojë procesit për zgjedhje fer dhe demokratike. Në këtë kundërtën, do të na detyrojë t’i shfrytëzojmë të gjitha masat politike, radikalë për të arritur që në fund të ketë gara të barabarta. Nuk kërkojmë të favorizohemi, kërkojmë të kemi gara të barabarta, nga ku do të respektohet vullneti dhe verdikti i popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – tha Izet Mexhiti.
Opozita shqiptare ka propozuar për anëtarë në KSHZ Abdush Demirin, i cili në rast se zgjedhet. Mirëpo, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi ditë më parë se, nuk mund të definojë nëse opozita shqiptare e meriton pozitën e anëtarit në KSHZ dhe se këtë interpretim ligjor, duhet ta jep KSHZ. /KlanMacedonia/