Fronti opozitar shqiptar: A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit?

Sot para Qeverisë fronti opozitar shqiptar e kanë pyetur Qeverinë, se a i kanë treguar Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit?.

“Përshëndesim vizitën e Kryetares së Komisionit Evropian, Von Der Leyen, e cila po bën të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE. Me vëmendje të veçantë dëgjuam mesazhet e saj për domosdoshmërinë e reformave të brendshme radikale në të gjitha sferat, me fokus përballjen e korrupsionit të lartë. Ne përgjithësisht ndajmë rekomandimet e saj. Në fund të fundit, këto janë edhe angazhimet tona që i përsërisim vazhdimisht dhe për të cilat ofrojmë zgjidhje dhe politika efikase.

Sot jemi këtu para Qeverisë, sepse e dimë se problemi më i madh për anëtarësimin tonë të plotë në BE është këtu, në këtë objekt. Prandaj, sot shfrytëzojmë rastin të bëjmë pyetjet e mëposhtme:

A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit? Dhe a i shpjeguat se shpresa kryesore, natyrisht e rreme për BE-në, u bë politikani që më së shumti e largoi vendin nga BE-ja gjatë kohës që ai ishte kryeministër? A ia shpjeguat se në fakt BDI është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese? A i thatë se fokusi i vetëm i BDI-së është të bëj përpjekje që përmes kthimit të Gruevskit të bëjë Pazar me VMRO-DPMNE-në, ku do të sjellë në tryezë edhe deputetët e LSDM-së? A e mori vesh zonja Von Der Leyen se BDI po kërkon një Qeveri të zgjeruar pas zgjedhjeve parlamentare për të ruajtur kapitalin e fituar ilegalisht?

Ndryshimet në Kodin Penal që mundësoi amnistinë e shumë ish-zyrtarëve përmes keqpërdorimit të flamurit të BE-së është konfirmimi më i mirë se BDI-ja keqpërdor integrimin evropian si mbulesë për biznese personale dhe interesa të ngushta partiake.

Shqiptarët nuk do ta falin kurrë flirtin e BDI-së me Nikolla Gruevskin, i cili i shkaktoi dëm të madh popullit tonë. Në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen, pason dënimi i BDI-së”, thonë nga Fronti opozitar shqiptar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share