Duke folur për ftesën për bashkëpunim nga studio e Klan Debat të bërë nga Izet Mexhiti dhe nga Artan Grubi për Arjanit Hoxhën dhe partiën e tij, ky i fundit u shpreh se qëndrimin e për Fronti Opozitar e ka të qartë. Ky front, sipas tij, nuk ka kauzë, por bashkëpunim interesash. Ai kritikoi mnëyrën e bashkëpunimit të tre partive opozitare e në veçanti Izet Mexhitin. Hoxha i qujati qesharake akuzat e Mexhitit pët BDI-në, duke qenë vet pjesë e kësaj partie në pjesën më të madhe të pushtetit.
“Qëndrimi im karshi Frontit Opozitar është shumë i qartë sepse aty është një bashkëpunim interesash dhe nuk ka të bërë me asgjë të ndërtuar mbi një kauzë… Këta e kanë krijuar njëfarëlloj blloku. Pikërisht qëndrimi im politik ka qenë në kundërshtim me këto veprime, pasi që aty nuk ka kauzë të ndërtuar opozitare”, tha mes tjerash Hoxha.
Kreu i PDE-së përmendi shembujt e mundësisë për rrëzimin e qeverisë në vitin 2020 kur u formua shumica e re, por që dështoi nga mosparaqitja në Kuvend e Kastriot Rexhepit që sot është me Izet Mexhitin. Njejtë, Hoxha akuzoi edhe Izet Mexhitin se e ka pasur në dorë rrëzimin e qeverisë, ndërsa Alternativën e akuzoi se hyri në qeveri dhe e shpëtoi atë.
Nga ana tjetër, Hoxha shtoi se kanë ngelur dy opsione. Njëri është të bisedohet me Frontin Evropian nëse ka diçka konkrete dhe e dyta të shkojnë vetë në zgjedhje./KlanMacedonia