Fronti n’shesh të Tetovës/ iljaz: Më 8 maj festojmë fitoren e madhe!

Fronti Europian mbajti tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë, me ç’rast ishin të pranishëm liderët e të gjithë partive në koalicion dhe një numër masovik i pjesëmarrësve.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz tha se Fronti Europian do të shënoi fitore madhështore më 8 maj, ndaj askush nuk mund ta ndal ardhmërinë europiane të vendit, sepse Maqedonia e Veriut Meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar liderë të partive të frontit evropian, i nderuari kryeministër, të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Turke, zonja dhe zotërinj. Jemi shumë afër momentit vendimtar. Ne sonte këtu në Tetovën tonë të përbashkët mund të shpallim fitoren tonë bashkërisht. Ne me një vetëdije të lartë u bashkuam për një ardhmëri më të fortë, edhe populli me ndjes dhe vetëdije të njëjtë, u bëmë bashkë. Ditën e mërkurë me 8 Maj do të jetë dita e fitores së koalicionit Fronti Evropian. Ejani bashkë të ecim drejt ardhmërisë  më të fuqishme.  Mirë u pafshim me fitore dhe gjithë të mirat”, deklaroi Iljaz. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share