Fronti Evropian dhe VLEN: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Fronti Evropian dhe VLEN kanë mohuar informacionet për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian tha se qytetarët vet duhet të vendosin se cilin do ta mbështesin në zgjedhjet e 8 majit.

“Qytetarët janë të lirshëm të vendosin vet se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë dhe si Front nuk kemi për qëllim t`ua imponojmë qytetarëve se cfarë të bëjnë, por vet të vendosin dhe kjo është thelbi i demokracisë. E jona është t`i njoftojmë qytetarët për zgjedhjet, kurse në fund vendimin e marrin vet ata”, tha Bujar Osmani.

“Nuk ka bojkot të heshtur” – ishin të prerë edhe nga koalicioni VLEN.

“Nuk bojkotojmë, por u bëjmë thirrje votuesve tanë që të votojnë në zgjedhjet presidenciale.  Për cilin do të votojmë, nuk e dimë, nuk I kemi në xhep votat, votojnë sipas bindjeve të tyre”, tha Izet Mexhiti.

Ndërkaq, lideri I ‘Levicës”, Dimitar Apasiev, ka përgënjeshtruar informacionet se ka thirrë për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi dje u pretendua se një e-mail I tij drejtuar organeve partiake bënte thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Apasievi këtë e kishte quajtur fotomontazh duke drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share