Fronti Evropian akuzon Taravarin për presion ndaj drejtorëve/ VLEN: Nuk do të lejojmë punësime të bëra për blerje votash

Fronti Evropian dhe VLEN shkëmbyen sot akuza për drejtorët organizativ në institucionet shëndetësore. Nga Fronti Evropian akuzojnë ministrin e shëndetësisë se po ushtron presion dhe madje po kërcënon drejtorët aktual, në mënyrë që këta të fundit të japin dorëheqje. Nga VLEN këtyre akuzave u përgjigjen duke thënë se nuk do të lejojnë punësim të  ushtarëve partiak, që sipaas tyre, janë bërë për blerje votash.

Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari se ka dhënë urdhër që të ushtrohet presion psikologjik, madje edhe të kërcënohen drejtorët organizativ dhe ato medicinal, që të njejtët të detyrohen të japin dorëheqje, pavarësisht se kanë mandat për të ushtruar atë detyrë. Nga grupi parlametar i Frontit Evropian thonë se kjo po ndodh pikërisht kur në procedurë parlamentare janë propozim ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësorë, ku parashihet shfuqizimi i drejtoreve organizativ si kategori e veçantë, ligj të cilin thonë se nuk do ta mbështesin. Këtë qëndrim të tyre nga Fronti e arasyetojnë duke thënë se ligji është në procedurë të përshpejtuar, pa bërë debat public për të dëgjur sugjerimet e palëve të përfshira.

“Arsyet për kinse funksionim, racionalizim të harxhimeve, apo dualizëm në vendime, fatkeqësisht bien vetëm mbi udhëheqësit shqiptarë. Kjo Qeveri e gjeti shëndetësinë me përqindje të lartë të përfaqesimit të drejtë etnik, të arritur me mund e sakriricë për 22 vite me radhë. “Vlen” premtoi rritje të përfaqesimit të shqiptarëve edhe atë në formë horizontalë dhe vertikale, ndërsa shohim se filluan të bëjnë dismetralisht të kundërtën. Drejtorët nuk japin dorëheqje. Drejtorët tanë nuk japin dorëheqje” – tha Rina Hjadari, deputete e Frontit Evropian.

Këtyre akuzave, nga koalicioni “ Vlen” u përgjigjen duke thënë se BDI-ja më këtë narrative po përpiqet të mbrojë kriminalitetin e drejtorëve të emëruar nga kjo parti.

“Ne nuk do të lejojmë që ushtarët partiak të punësohen dhe të jenë bazë e buxhetit të qytetarëve në shtetin tonë. Me këtë BDI-ja mundohet vetëm që të mbrojë kriminalitetin e drejtorëve të tyre, që do të dalë nga revizioni që ne e kemi paralajmëruar. Këta nuk e kanë bërë këtë për të punësuar njerëz dhe për tu rregulluar statusin e tyre, por thjesht është bërë për blerjen e votive dhe kjo u pa në zgjedhjet e kaluara” – tha Saranda Imeri- deputete e koalicionit  “Vlen”.

Pak javë më parë Qeveria solli vendim për shkarkimin e 10 drejtorëve ekonomik. Më të marrë detyrën si Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se do të bënte shkarkimin e nmenjëhershëm të drejtorëve që janë në detyrë, duke shtuar se drejtorët me kontrata menaxheriale do të presin ndryshimet në ligj, kur do të hiqet ky funksion. Sipas përllogaritjeve të qeverisë aktuale më heqjen e pozitës së drejtorit organizativ nëpër klinika do të kursehet së paku gjysmë milioni euro në vit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share