Fronti Europian: Pjesëmarrje e garantuar për të rinjtë në vendimmarje

Të rinjtë e Frontit Europian sot përmes një konference për shtyp kanë theksuar se në programin zgjedhor të Frontit Europian “Europa 2030” nuk mund të mungonte pjesa që i kushtohet faktorizimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të rinisë për pavarësimin dhe inkurajimin e kapacitetit të jashtëzakonshëm të saj.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

E dashura rini,

Një nga vlerat e shoqërisë europiane është një rini e shëndoshë, kreative, e shkolluar dhe e gatshme t’ju prijë proceseve më vitale të zhvillimit të vendit të tyre.

Duke e pasur parasysh këtë, në programin zgjedhor të Frontit Europian “Europa 2030” nuk mund të mungonte pjesa që i kushtohet faktorizimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të rinisë për pavarësimin dhe inkurajimin e kapacitetit të jashtëzakonshëm të saj.

Në programin zgjedhor të Frontit Europian theksi është vendosur në aktivizimin e potencialit të rinisë, një rini aktive është parakusht i vitalitetit të një shoqërie. Rinia aktive dhe shoqëria e barabartë do të krijojnë një ambient tërheqës në vendin tonë me diversitet kulturor, mundësi të reja për rininë, sport dhe rekreacion, si dhe aktivizëm qytetar në të gjitha fushat e jetës.

Në fokusin e Frontit Europian janë këto zotime për një rini më aktive: përforcim i pjesëmarrjes në vendimmarrje i rinisë së vendit përmes dhënies së përgjegjësive të caktuara shtetërore, mbi të gjitha dhënia e mundësisë të vendosin vetë për çështjet që i tangojnë jetët e tyre rinore, pastaj nxitja e sipërmarrësisë te të rinjtë, inkurajimi i aftësive të tyre digjitale përmes krijimit të një platforme të veçantë rinore dhe mbi të gjitha të sjellim Europën këtu në vendin tonë sa më shpejt dhe të mos lejojmë më migrimin e rinisë.

Për në fund, ftojmë të gjithë rininë që sot në Sheshin “Iliria” në Tetovë të marrin pjesë masovikisht në tubimin e Frontit Europian për të dërguar porosinë e qartë duke i thënë JO Rusisë, PO Europës!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share