Lidhja Demokratike e Boshnjakëve pjesë e Frontit Evropian

Pjesë e Frontit Evropian bëhet edhe Lidhja Demokratike Boshnjake. Në Çair firmoset marrëveshja e koalicionit midis liderit të i BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të partisë boshnjake Munir Kollashinac.

Sipas Ahmetit, marrëveshja jo rastësisht nënshkruhet para monumentit të në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Me këtë rast dua t`i kujtoj gjithë ato jetë të humbur të asaj lufte dhe gjenocidi dhe jo rastësisht kryetari i partisë ka vendosur që kjo marrëveshje të nënshkruhet përpara këtij monumenti me çka të kujtojmë dhimbjet gjenocidin, dhe kjo marrëveshje bëhet për t`i thënë jo Rusisë, Jo gjenocidit dhe për të thënë se ky vend i përket Unionit Evropian”, tha Ali Ahmeti.

Kreu I partisë boshnjake bëri të ditur se në listat e kandidatëve për deputet të Frontit Evropian do të figurojë edhe përfaqësuesi i kësaj partie.

“Më vjen mirë që mund ta bëj publike se Lidhja Demokratike Boshnjake në këto zgjedhje parlamentare do të ketë vend në listat për deputetë përmes Frontit Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja. Që nga themelimi I partisë më 2018 maksimalisht kemi bërë përpjekje konstruktive për të qenë pjesë e skenës politike në Maqedoni dhe të jemi pjesë e zgjidhjes e jo problemeve”, tha Munir Kolashinac.

Në Frontin Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja bëjnë pjesë PDSH-ja, ASH-ja e Ziadin Selës, Lëvizja “Populli” e Skender Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, Lidhja e Romëve si dhe dy partitë turke./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share