Në një konferencë për media, sot nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi bashkë me përfaqësues të të gjitha partive pjesë të koalicionit të Frontit Europian, prezantuan listat e kandidatëve për deputetë për të gjashtë njësitë zgjedhor.
Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot, si asnjëherë më parë, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se mbrëmë, Fronti Europian i dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor bartësit e listave zgjedhore dhe të gjithë 120 kandidatët për deputetë të Frontit “PO Europës, e JO Rusisë” në gjashtë Njësitë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Fronti Europian në zgjedhjet e 24 prillit dhe më 8 maj do të garojë për secilën votë të secilit qytetar, pa dallim etnie.
Në Njësinë Zgjedhore I, bartës liste do të jetë z.Blerim Bexheti, ndërsa pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami, Munir Kolashinac, Besarta Alija, Sheval Nuredin, Imran Velija, Drenushe Grazhdani-Shurlani, Faruk Avdiu.
Në Njësine Zgjedhore II, bartës liste është z. Sadulla Duraku, i pasuar nga Skender Rexhepi Zejd, Dijana Toska, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Fatima Osmanovska, Berat Ajdari, Visar Durak, Zirafete Slamnik, Fadil Murtezani,
Në Njësinë Zgjedhore III, bartës liste: z. Sulejman Baki,
Në Njësinë Zgjedhore IV, bartës liste: z. Enver Husein,
Në Njësinë Zgjedhore V, bartës liste: z. Ziadin Sela, i ndjekur nga Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski, Fehmi Skender, Premtime Zylali Deliaj, Mevmed Halili, Arjeta Alla, Alen Dearovski, Jetmir Ajredini.
Në Njësinë Zgjedhore VI, prinë arkitekti i Frontit Europian z. Ali Ahmeti, i pasuar nga Kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi, pastaj me radhë vijnë Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljas, Ilir Demiri, Sali Murati, Fatmire Isaku, Merita Mustafai, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Atnan Neziri, Emir Sulejmani, Artina Qazimi, Shpres Lutfija, Xhemile Saliji, Valon Asani, Valdet Xhaferi dhe Faton Ahmeti.
Fronti Europian e ka mbështetur fuqishëm Programin dhe kauzën e përbashkët – integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe ndalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend dhe më gjerë.
Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët.
Besojmë fuqishëm se Fronti Europian me kandidatët tanë do të shënojë fitoren e radhës – fitoren më të thellë që është regjistruar deri më tani, ose thënë shkurt PLUS 20 DEPUTETË.
Kemi treguar se ky vend mund të drejtohet, por edhe të menaxhohet shumë mirë e më mirë edhe nga një shqiptar. Kjo u dëshmua me kryetarin e Parlamentit, aktualisht kryeministër i Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi.
Kjo u dëshmua edhe me diplomacinë e jashtëzakonshme të vendit kur me Ministrinë e Punëve të Jashtme po udhëheq dr. Bujar Osmani. Kështu do të ndodhë edhe pas 8 majit, kur President i vendit do të jetë dr. Bujar Osmani.
Në mandatin e ardhshëm na pret shumë punë. Kandidatët për deputetë të Frontit Evropian janë personalitete që kanë dëshmuar se obligimet, detyrat dhe kujdesin për qytetarët dhe vendin i kryejnë me dashuri, përkushtim dhe me shumë përgjegjësi
Për në fund, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim përkatësinë etnike, të mbështesin Frontin Europian dhe presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmanin.
Ta mbështesim kauzën “PO Europës, JO Rusisë”, kauzë kjo që solli ndryshime rrënjësore të vendit – anëtarësimin e plotë në NATO, zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për çdokënd.