Fronti Europian: Apelojmë te institucionet të veprojnë sipas ligjit pa pranuar presion nga partitë politike

Sot përmes një pres konference për media nga Fronti Europian sërish kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me rivotimet në disa vende në zonat 5 dhe 6.

Nga Fronti Europian thonë se menjëherë pas marrjes së vendimit, të njëjtin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative, ku do të dëshmohet tentativa e koordinuar politike e partive maqedonase dhe opozitës shqiptare për t’i marrë mandatet e Frontit Europian, të cilat i ka fituar nga sovrani.

“Apelojmë te institucionet të veprojnë sipas ligjit pa pranuar presion nga partitë politike, ndërsa ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të monitorojë prej së afërmi sepse po reinstalohet shteti i kapur dhe mbivotimi e majorizimi etnik. Mediat, qytetaret, partite politike, komuniteti nderkombetar, Brukseli e Washingtoni, te gjithe bashke duhet ti bejme balle ketij rikthimi te sistemit antidemokratik qe prodhon kriza nderkombetare, fqinjesore, etnike, politike dhe shoqerore, tha Elmi Aziri, nga Fronti Europian./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share