SHBA u kanë thënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, sepse ata kërcënohen me një lloj hakmarrjeje, gjegjësisht agjencitë e zbatimit të ligjit në atë vend mund t’i arrestojnë ose ngacmojnë pa arsye.
“Qytetarët amerikanë që jetojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë nga ai vend. Të qëndrojnë veçanërisht të kujdesshëm ndaj arrestimeve arbitrare. Mos udhëtoni në Rusi”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane në Moskë, ndërsa transmeton “Guardian”.
SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht amerikanët që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit zyrtar i tillë u lëshua shtatorin e kaluar, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, i kanë arrestuar dhe ngacmuar, u kanë mohuar trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në procese të fshehta gjyqësore ose pa prova të besueshme”, njoftoi ambasada.