Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, njoftoi sot Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, ndërsa është rritur intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.