Fredi Belerit i pranohet ankesa, do të lirohet nga burgu!

Fredi Beleri ka fituar lirinë me kusht. Në seancën e katërt Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Belerit, duke i dhënë lirinë 1 muaj e gjysëm përpara përfundimit të kohës së mbetur për vuajtjen e dënimit.

Alfred Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

Për shkak se nuk mundi të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak, mundësi që e humbi pas dënimit përfundimtar me burg, në Himarë u zhvilluan zgjedhjet e reja më 4 gusht me fitues Vangjel Tavon e PS. Më 10 qershor Beleri u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share