Franco Foda zyrtarisht përzgjedhësi i ri i Kosovës

Trajneri gjerman është prezantuar sot nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), shkruan Gazeta Express.

Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

57-vjeçari gjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.

“Nuk ndjej presion, së bashku do t’ia dalim. Është e rëndësishme që të njoh lojtarët sa më shpejt. Kam shikuar disa ndeshje. Do përgatitemi për miqësoret e marsit dhe pastaj do të gjejmë një kundërshtar sa më të përshtatshëm”, tha ai në konferencën për media.

Foda pastaj tregoi se si erdhi deri te vendimi për të pranuar ofertën e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se do të zhvendoset për të jetuar në kryeqytetin e Kosovës.

Së pari kontakti ishte online, pastaj kam ardhë në Kosovë për të parë kushtet. Ishte e lehtë të zgjedhja. Skuadra është shumë atraktive. Mund të kemi shumë sukses bashkë. Njoh disa lojtarë, si Rrahmani, Muriqi, Rashica, Paqarada. Jam shumë pozitiv me çfarë kam parë, stadiumin, hotelin, qendrën stërvitore, më kanë lënë shumë optimist. Kam parë disa lojë të Kosovës, kam vërejtur se luan me disa variante. Ka kohë për t’u përgatitur maksimalisht. Së pari duhet krijuar kontaktin me lojtarët. Do të jetojë në Prishtinë sepse ka lojtarë nga Superliga e Kosovës. Kryesisht do të jem këtu. Dellova i Ballkanit dhe Krasniqit i Llapit janë ndër ta. Do të shikoj lojtarët edhe jashtë, por kryesisht do të jem në Kosovë. Pasi që do të jetojë në Kosovë, do të shoh lojtarët më shpesh. Kushdo që përformon mirë, do të ketë vend te Kosova. Bashkë me ekipin tim do të përcjellim çdo javë lojë të ndryshme. Do të bëhet përzgjedhja e lojtarëve nga ta”, shtoi Foda.

Franco Foda tregoi gjithashtu pse vendosi të pauzonte nga shtatori i vitit 2022, kur u shkarkua nga Zurichi.

“Vendosa të pauzoj sepse isha për 15 vjet si trajner në ekipe të ndryshme. Gjatë pushimit pata më shumë kohë për familjen.

Edhe pse kishte oferta muajve të fundit, kur mora kontaktin nga Kosova mu dok projekti interesant. Pashë që ka shumë talente në Kosovë. Ishte shumë e lehtë të pranoja”, deklaroi përzgjedhësi i ri i Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share