Vajza 27 vjeçare nga Marseja e Francës e pasionuar nga biçikleta dhe dëshira e saj për të njohur vendet shqipfolëse Shqipërinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ka realizuar një turne ku ka kaluar afro 800 kilometra më biçikletë. Ajo quhet Julian Rudant të cilën e takuam në sheshin “Iliria“ në Tetovë ku kishte ndaluar për një kafe.
“Turneun e kam filluar nga Durrësi për në Burell më 21 korrik, më pas më 22 korrik nga Burreli në Dibër, nga 23 korriku nga Dibra për në Gostivar, nga 24 korrik nga Gostivari për në Shtërpcë të Kosovës, nga data 24 korrik deri më 1 gusht ka ardhur nga Shtërpca deri te Liqeni i Mavrovës, ndërsa nga dita e nesërme vazhdon rrugëtimin nga Mavrova për në Shqipëri dhe më 3 gusht parashikon të arrin në cak pra në qytetin e Durrësit prej ku edhe ka filluar” u shprehë ajo.
Julian Rudant është një aktiviste vollontere tramskontinentale ishte mjaftë e kënaqur pasi gjatë rrugëtimit të saj edhe pse e vetmuar nuk ka pasur asnjë problem, përkundrazi është pritur shumë mirë./tvklan.mk/