Deputetët në Parlament e kanë cilësuar reformën e pensioneve jo produktive që synon teë manipulojë qytetarët
Pavarësisht tërheqjes së qeverisë franceze nga skema e pensioneve, sindikatat kanë dalë përsëri në protestë duke mbushur rrugët e Francës.
Kjo është vala e tretë e grevave mbarëkombëtare kundër planeve të Presidentit Emmanuel Macron që synon që francezët të punojnë më gjatë. Shërbimet hekurudhore u anuluan, shkollat u ndërprenë dhe rafineritë ndalën punën pasi punëtorët në shumë sektorë dolën në rrugë duke protestuar.
Autoriteti i Aviacionit civil ka deklaruar se mund të priten vonesa dhe ndërprerje në aeroporte dhe një pjesë e madhe e linjave ajrore do të reduktojnë fluturimet me 20% nga aeroporti Orly i Parisit.
Debati për skemën e pensioneve u diskutua edhe në parlament. Një grup deputetësh të opozitës i ndërprenë fjalën hapëse të ministrit të Punës Olivier Dussopt duke kundërshtuar miratimin e kësaj reforme.
“Sigurisht që unë mendoj se francezët kanë të drejtë të protestojnë dhe u bëj thirrje të protestojnë dhe të shtunën e ardhshme, sepse është e vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë qeverisë. Duhet që të gjithë të ngrihen edhe të mbushin rrugët e Francës derisa qeveria të dorëzohet. Kjo është çështja”.
“Është një reformë e padobishme, e padrejtë dhe kundërproduktive. Duhet bërë gjithçka për ta bllokuar. Është shumë e thjeshtë. Nuk mund të justifikohet. Kjo është ajo që më e neveritshme me këtë reformë, është përpjekja për të manipuluar opinionin publik për të trembur francezët”.
Gjatë fundjavës që lamë pas, Kryeministrja Elisabeth Borne bëri të ditur se disa njerëz që filluan punën para se të mbushnin 22 vjeç do të dilnin në pension në moshën 63 vjeç, me shpresën për të fituar mbështetjen e konservatorëve në parlament.
Reforma e sistemit të pensioneve do të sjellë 17.7 miliardë Euro shtesë por sindikatat thonë se ka mënyra të tjera për të rritur të ardhurat, të tilla si taksat e super të pasurve.
Klan News