Francë-Izrael, Tel Avivi apel qytetarëve: Mos shkoni në stadium!

Izraeli paralajmëroi shtetasit e tij që të qëndrojnë larg ndeshjes së futbollit të 14 Nëntorit në Paris midis ekipit kombëtar dhe Francës e vlefshme për Ligën e Kombeve, pasi mund të jenë objekt i sulmeve terroriste.

Pas përleshjeve me tifozët izraelitë javën e shkuar në Amsterdam për ndeshjen e Europa Ligë të Makabit dhe Ajaksit, Këshilli Kombëtar i Sigurisë i kërkon qytetarëve izraelitë që kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet kur të udhëtojnë dhe të shmangin eventet kulturore apo sportive.

Kjo pasi ka kërcënime ndaj tyre si në Bruksel, Amsterdam dhe qytete të tjera në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët e Parisit janë zotuar të rrisin sigurinë për ndeshjen e së enjtes duke angazhuar 4 mijë policë, ku 2500 do të jenë rreth stadiumit, ndërsa 1500 të tjerë në Paris dhe në zonën e transportit publik.

Për incidentin e ndodhur në Holandë, policia e këtij shteti bëri të ditur se ndaloi të dielën më shumë se 100 protestues pro-palestinezë që thyen vendimin që ndalon protestat në Amsterdam, pas përleshjeve me tifozët izraelitë javën e shkuar.

Qindra protestues u mblodhën në sheshin Dam të kryeqytetit holandez duke bërë thirrje si “Palestina e Lirë” dhe “Amsterdami i thotë jo gjenocidit në Gazë”, duke iu referuar luftës në Gazë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share